Një ligj kriminal dhe kancer për Shqipërinë e konsideron pastori Akil Pano projektligjin për barazinë gjinore që pritet të votohet sot në Parlament. Në një deklaratë për A2 CNN pastori i njohur dhe organizatori i protestës para Kuvendit, tha se ky ligj është kundërshtuar nga 98% e shqiptarëve.
“Është rast unikal që mazhoranca politike e një vendi tradicional si Shqipëria hedh një pr.ligj për ta votuar në kundërshtim me vullnetin e votuesve të saj. Është kundërshtuar nga 98 % e shqiptarëve. Shqipëria po përballet me këtë ligj kriminal një kancer që synon të ndryshojë jo vetëm perceptimin për gjininë, por edhe gjuhën e shkrimit, ligjit, diplomave, dokumenteve, tualetet neutrale në shkolla. Është ndërhyrje kirurgjikale e thellë”, tha ai për A2 CNN.
Pano thekson se ky është një ligj i censurës, pasi ka nen për sanksione nga gjoba të rënd aderi në burgosje. Sipas tij ky pr.ligj i quajtur për barazinë gjinore nuk ka lidhje me barazinë, por me ripërkufizimin e gjinisë.
“Ky është ligj i censurës që na kthen tek agjitacioni e propaganda. Gjuha me ndjeshmëri gjinore nënkupton se çdo qytetar dhe përfaqësues e njeri fetar nuk mund të jenë të ndershëm, me lirinë e besimit, e fjalës në të kundërt do të përballen me sanksione nga gjoba deri te burgimi se kanë futur nenet e gjuhës me ndjeshmëri gjinore. Nëse unë them pas miratimit të këtij ligji se ekzistojnë vetëm dy gjini, kjo gjuhë quhet diskriminuese për komunitetin LGBT. Ka një nen për sanksionet që fillojnë me gjoba të rënda 1.mln lekë të vjetra deri të burgosje. Kemi të bëjmë me një shoqëri kontrolli e censure, ku njerëzve u rrezikohet liria e besimit, ndërgjegjes dhe fjalës”, paralajmëron pastori për A2 CNN.
Akoma më shqetësues sipas tij është edhe neni për ideologjizimin e fëmijëve.
“Kemi nenin për ideologjizimin e fëmijëve i gjithë zinxhir parauniversitar nga kopshte e shkolla do dëgjojnë ideologji nga grupet LGBT dhe ndryshim e transformim i kurrikulave në përputhje me këtë ligj. Djemtë në shkolla do dëgjojnë që mbase janë vajza të burgosura në trupat e vajzave apo vajza në trupat e djemve. Në këtë ligj emetohet si gjini e shumëfishtë e ndërthurur dhe gjithëpërfshirësi pra që nuk është me natyrë biologjike, por konstrukt social dhe kjo do t’u mësohet fëmijëve. Kemi të bëjmë me barazinë gjinore në sport dhe lejimin e transgjinorëve në sport”, thekaoi Pano për A2 CNN.
Ai e quan spekulim se miratimi i këtij ligji është kusht për anëtarësimin në BE dhe thotë se vetëm dy vende të unionit e kanë atë.
“Është spekuluar shumë me idenë se është kusht për t’u bërë vend anëtar i BE. Janë vetëm dy vende në BE që e kanë këtë ligj; Gjermania dhe Malta, 25 vende të tjera e njohin gjininë në binaritetin mashkull femër”. (A2 Televizion)
