
Brenda 102 kontejnerëve me mbetje të kompanisë turke KURUM, që do të eksportoheshin drejt Tajlandës nëpërmjet kompanisë “Sokolaj” sh.p.k. të Gjovana Sokolajt, është verifikuar se ishte futur hiri i furrave të metalurgjikut, një mbetje e rrezikshme.
Sipas dokumenteve të Prokurorisë, rezulton se të dyja kompanitë kanë kryer një sërë veprimesh për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjes.
Analizat laboratorike dhe aktet e ekspertimit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për mbetje të koduara 10 02 07*, të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin.
“Duke iu referuar akteve të administruara dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, në bashkëpunim edhe me të tretë, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke iu shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.
Aktekspertiza për përcaktimin e llojit të mbetjeve brenda 102 kontejnerëve që u kthyen në Shqipëri, pas alarmit të rrjetit të Bazelit, është kryer në një laborator të specializuar në Itali
Subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International, në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve (kodi 10 02 07*), kanë ndërmarrë veprime për të fshehur llojin e vërtetë të tyre, në bashkëpunim me të tretë, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë duke shmangur detyrimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.
Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në lidhje me mbetjet e rrezikshme të konfiskuara një vit më parë. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se nga këto 26 janë arrest me burg dhe 7 masa arresti në shtëpi.
Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” është edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).
Masat e sigurisë për të cilat policia e shtetit po vijon ekzekutimin
Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg
Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg
Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg
Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg
Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg
Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg
Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg
Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak
Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg
Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg
Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg
Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg
Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg
Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg
Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg
Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak
Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak
Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg
Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak
Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg
Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg (A2 Televizion)