Lirimi i hapësirave publike, kush ka të drejtë në paligjshmërinë kolektive?

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
31 Korrik 2025, 14:55 | Aktualitet

Pronarë të lokaleve dhe restoranteve përgjatë pedonales së Korçës, kanë kërkuar shtyrje të afatit të lirimit të hapësirave publike që kanë zënë me lejen e Bashkisë.

Ata shprehen se kërkesa e bashkisë për të liruar brenda pak ditësh hapësirat po i dëmton ekonomikisht pasi ndodhemi në pikun e sezonit dhe kanë prenotime nga turistë të shumtë.

Nga ana tjetër kryebashkiaku prej vitesh në Korçë, Sotiraq Filo në mënyrë paradoksale e pranon që kanë lejuar ngritjen e strukturave të lokaleve në pedonale përkundër vizionit dhe dëshirës së tij.

Por deklaron se pronat e biznese janë vënë në dijeni se bashkia ka patur një projekt, i cili është vendosur të zbatohet pikërisht tani.

Në fakt një qytetar e ka të vështirë të kuptojë se kush ka të drejtë në këtë situatë, ku prej vitesh ka patur një paligjshmëri kolektive, si  nga biznesi ashtu edhe nga institucionet që e kanë lejuar me shkresa zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos