Dita e hënë ishte afati i fundit i vendosur për lirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese të ndryshme në Shkodër kryesisht bare. Pas konstatimeve të bërë javën e kaluar, këtë të hënë policia bashkiake e Shkodrës zbriti sërish në terren për të verifikuar situatën dhe për të realizuar ndërhyrjet e nevojshme, shkruan A2 CNN.
Drejtori i Policisë Bashkiake të Shkodrës ka edhe një mesazh, edhe pse shumica e bizneseve kanë nisur t’i heqin vetë shtesat që kishin zënë hapësirat publike.
Nga konstatimet e Policisë Bashkiake vetëm në qytetin e Shkodrës janë piketuar rreth 130subjekte që kishin zënë në mënyrë abuzive hapësirat publike. (A2 Televizion)