Aksioni për lirimin e hapësirave, Rama ndan pamjet nga Tirana: Do ikin të gjitha ngrehinat pa leje

Nga A2 CNN
20 Korrik 2025, 15:20 | Aktualitet
 

Aksioni për lirimin e hapësirave, Rama ndan pamjet nga Tirana: Do ikin

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar me urdhër të tij.

Në videon e publikuar nga Rama shihen hapësirat midis trotuareve në gjendjen e pak javëve më parë dhe se si janë pas çmontimit të tendave, në zonën e njohur si “Delijorgji” në kryeqytet”.

Kryeministri shprehet se ky është një “çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit”.

Shefi i qeverisë ka edhe një mesazh për ata pronarë e administratorë biznesesh që ende nuk i janë bindur urdhrit, që të veprojnë sa janë në kohë, për të shmangur gjobat që e pasojnë kundërshtimin e aksionit.

“Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos