Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata.
Kontrolli në këtë pikë kufitare kryhet në mënyrë të përbashkët midis dy policive, pavarësisht se të dyja palët ndodhen në një kabinë, shkruan A2.
Kjo nismë nuk ka dhënë asnjë rezultat, pasi kontrolli përsëri bëhet nga të dyja palët kufitare dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është vendosja e këtyre të fundit brenda një kabine, ndërsa procedurat e kalimit vijojnë të jenë të njëjta.
Radhët këtë pasdite ishin me 4 korsi dhe ata që donin të kalonin drejt Maqedonisë së Veriut kanë qenë të detyruar të presin nga 40 minuta deri në 1 orë.
Shumica prej mjeteve ktheheshin nga bregdeti ku kishin qenë për fundjavë apo dhe për më shumë ditë. (A2 Televizion)