Reshjet e shiut i kanë lënë vendin e reshjeve të dëborës në fshatin Progër të bashkisë së Devollit, i cili është plotësisht i përmbytur dhe banorët e kanë të pamundur të lëvizin. Një situatë e ngjashme është edhe në fshatrat e Manurishit dhe Cangoit të po kësaj bashkie, ku përveç rrugëve dhe fushave bujqësore ujërat kanë depërtuar edhe në oborret e banesave, shkruan A2.
“Situata ditën e sotme paraqitet pak më e vështirë dhe në më rëndw se ditën e djeshme, pasi prezenca e ujit në fshatin Progër është shumë e lartë. Kemi një mbushje të kapaciteteve të kanaleve kulluese të dy fshatrave Progrër dhe Maçurisht, por dhe në fshatin Cangon kemi një prezencë uji në tokat bujqësore”, thotë për A2 CNN Eduard Duro, kryetar i Bashkisw Devoll.
“Besoj se me ndalimin e reshjeve situata do normalizohet, por niveli i ujit në lumin Devoll ka kaluar nivelin e ujërave të kanaleve kulluese. Për momentin nuk kemi shtëpi të përmbytura. Kemi vetëm një pjesë të oborreve të tyre. Nuk ka arritur pasi kjo është një situatë që ne, edhe banorët e dinë, edhe ndërtesat e kësaj lagje janë në mbi nivel dhe nuk besoj se do kemi përmbytje në dhe hyrje në banesat e fshatarëve”.
Ulja e temperaturave në këtë zonë ku gjatë ditës variojnë deri në -6 gradë e ndërsa gjatë natës pritet të ulen akoma dhe më shumë, mund të vështirësojë komunikimet e banorëve të këtyre zonave ku uji rrezikon të kthehet në akull. (A2 Televizion)