
Janë rritur sërish kuotat e nivelit të ujit në Erzen, ç’ka ka bërë që ky lum të dalë sërish nga shtrati në Katund të Ri, Durrës.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se banorët po e monotorojnë vetë nga afër situatën, për të qenë në gatishmëri për çdo lloj skenari.
Ndërkohë, ura e Shën e Premtes ndodhet jashtë funskionit, pasi niveli i ujit e bën të pamundur qarkullimin në të.
Gjithashtu edhe banesat e zonës janë sërish me prezencë uji brënda tyre, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë paralelisht me situatën e rënduar nga përmbytjet, vijon dhe ndërhyrja në shtratin e lumit për thellimin e tij. (A2 Televizion)