Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Tirana-Partizani, ja rrugët që do të bllokohen

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 12:37 | Aktualitet

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Tirana-Partizani, ja rrugët

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e sigurisë për ndeshjen e sotme të futbollit ndërmjet ekipeve Tiranës dhe Partizanit, që do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin "Arena Kombëtare". Për të garantuar rendin dhe sigurinë, autoritetet kanë shpallur disa masa që do të zbatohen para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Sipas njoftimit, nga ora 14:00 do të nisë spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa në orën 17:00 do të bllokohen disa segmente rrugore. Bllokimet do të përfshijnë rrugët "Lek Dukagjini", "Dervish Hima", "Gjergj Filipi", "Papa Gjon Pali II" dhe bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nga Presidenca deri tek sheshi "Nënë Tereza".

“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza””.

Lëvizja e tifozëve do të jetë e kufizuar dhe e organizuar në rrugë të caktuara. Tifozët e "KF Tirana"-s do të nisen nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", ndërsa tifozët e "Partizani"-t do të përdorin një itinerar të ndryshëm për të arritur në stadium.

“Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, ETC, rruga “Papa Gjon Pali II”, qendra “COIN” – stadium;

 Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” pas Presidencës, sheshi “Frederik Shopen”, shkallët e universitetit – stadium”.

Në hyrje të stadiumit, Policia do të kryejë kontrolle të rrepta për sende të ndaluara, duke përfshirë lëndë piroteknike, çelësa metalikë dhe objekte të forta. Të gjithë tifozët duhet të kenë dokument identifikimi, ndërsa fëmijët nën 16 vjeç, pa shoqërimin e prindërve ose kujdestarëve, nuk do të lejohen në stadium, pavarësisht biletave.

Policia kërkon mirëkuptimin e tifozëve dhe qytetarëve për zbatimin e këtyre masave dhe për të shmangur lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara gjatë orareve të caktuara, për të siguruar një zhvillim të qetë dhe të sigurt të ndeshjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos