Maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen sot provimit të parë të maturës shtetërore. Ashtu siç është caktuar më herët në kalendarin e provimeve, testi i parë është ai i Anglishtes.
Edhe këtë vit, vetëm 40 minuta pas fillimit të provimit, ka dalë online teza e anglishtes, në një prej faqeve online në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.
Për 2 orë e 30 minuta, maturantët duhet t’u japin zgjidhje 60 pyetjeve me alternativa dhe zhvillim. Teza e provimit përmban pyetje për të gjitha nivelet e nxënësve, ndërsa 140 maturantë me aftësi të veçanta do të kenë teste të personalizuara, shkruan A2 CNN.
Provimet e maturës do të vijojnë më 10 qershor me gjuhën shqipe dhe letërsinë, më pas më 17 qershor zhvillohet testi i matematikës, dhe më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.
(A2 Televizion)