Polici vullnetare, qytetarët janë të painformuar, ekspertët ngrenë shqetësim për pagesën

Nga Xhensila Kodra
2 Qershor 2025, 20:11 | Aktualitet

Çdo qytetar që i përket grupmoshës 18 deri në 65 vjeç mund të ndihmojë në mbarëvajtjen e sigurisë në komunitet.

Angazhimi i tyre mund të jetë 5 orë në ditë ose 25 orë në javë. Angazhimi i tyre do të bazohet në përmirësimin e sigurisë dhe në çdo rast do të qëndrojë pas një punonjësi policie.

Shërbimet që një vullnetar mund të kryejë janë shumta, që nga garantimi i rendit dhe sigurisë në aktivitet sportive, koncerte apo tubime, menaxhimi i trafikut, operacionet e kërkim-shpëtimit, ruajtja e perimetrit të shkollave e një sërë shërbimesh të tjera, si raportimi për ndërtime të paligjshme apo edhe vjedhjet.

Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria, për ekspertët e sigurisë mund të ngjallë diskutime. Pasi në vendim citohet se polici vullnetar mund të marrë kompetencat e sigurimit të një vendngjarje apo dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Sipas ekspertit Softa, diskutim ka edhe për mënyrën se si do të paguhet kjo kategori për shërbimin që do të kryej në komunitet.

Por a janë të informuar qytetarët se çfarë është policia vullnetare, në një kohë që ky vendim pritet të vihet në zbatim?

Të tjerë shprehen se një polic vullnetar do të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë në vend.

Për tu bërë pjesë e këtij angazhimi, qytetarët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në drejtoritë vendorë dhe nëse përzgjidhen lidhin kontratën e vullnetarizmit.

KU MUND TË ASISTOJË POLICI VULLNETAR?

1. Sigurimin dhe garantimin e rendit publik në aktivitetet me karakter masiv, si tubime, koncerte, festivale, aktivitete sportive dhe organizime fetare.

2. Dhënien e ndihmës për menaxhimin e trafikut rrugor në qendrat urbane dhe rurale.

3. Rritjen e sigurisë publike pranë institucioneve arsimore.

4. Kontrollin e territorit, mbështetjen e patrullimit policor për parandalimin e krimit dhe ndërhyrjen ndaj shkeljeve të ligjit.

5. Mbështetjen e policisë në mbrojtjen e pronës, mjedisit dhe zonave të mbrojtura.

6. Menaxhimin e situatave të emergjencave civile, fatkeqësive natyrore, si dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit me karakter masiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos