Me nisjen e sezonit turistik veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. Sipas tij qendrat janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve çdo ditë.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos. (A2 Televizion)