Mbërrin në Shëngjin “Libra” me 40 emigrantë, anija i dhurohet Shqipërisë

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 16:28 | Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin “Libra” me 40 emigrantë,

Anija italiane Libra, me 40 emigrantë në bord, ka mbërritur në Portin e Shëngjinit pasditen e të premtes, shkruan A2 CNN. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija do t’i dhurohet shtetit shqiptar.

Anija u niz nga Brindisi mëngjesin e te premtes. Të 40 emigrantët do të vendosen në kampin e Gjadrit, të i cili me dekret të qeverisë italiane është kthyer në Qendër Paraburgimi për Riatdhesim.

Mbërrin në Shëngjin “Libra” me 40 emigrantë,

Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në Brindizi ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka rregulluar procedurën e transferimit në objektin e ndërtuar prej tyre në Shqipëri.

Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka vërtetuar qëndrimin e tyre në këtë qendër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos