Mbulimi i monumentit të Skënderbeut në shesh, Rama: Po bëhen mallkime për tradhti kombëtare, por ja çfarë po ndodh

Nga A2 CNN
9 Mars 2025, 18:47 | Aktualitet

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut në shesh, Rama: Po bëhen

Prej disa ditësh, monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij, është mbuluar dhe pikëpyetjet mes qytetarëve nuk kanë munguar. 

Në një reagim të bërë pasditen e së dielës, kryeminstri Edi Rama sqaron, se "përpos ideve për tradhti kombëtare," monumentit po i merren format, pasi një kopje e tij do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Sipas kreut të qeverisë, ky hap është ndërmmarë pas një përpjekjeje diplomatike dhe me miratimin e autoriteteve franceze.

Siç thuhet në postim, për disa ditë, skelat do të hiqen nga momumenti i heroit tonë kombëtar. 

EDI RAMA NË FACEBOOK:

“Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos