Nostalgjikët e hekurudhës në Vlorë: Treni është për fukarenjtë, duhet të vihet në funksion

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
9 Mars 2025, 11:16 | Aktualitet

Një trotuar me linjat e ndryshkura hekurudhore nga të dyja anët dhe një ndërtesë e braktisur, janë ato që kanë mbetur nga stacioni i dikurshëm i trenit në Vlorë.

Edhe pse është ndër stacionet më të rinj të trenit në vend, pasi është hapur në tetor të vitit 1985, sërish nuk arriti dot t’i shpëtonte shkatërrimit dhe braktisjes, shkruan A2 CNN.

Sot, nostalgjikët, por jo vetëm, shprehen se një qyteti si Vlora i duhet patjetër shërbimi hekurudhor për pasagjerë, siç ka qenë dikur, pasi një pjesë e banorëve nuk kanë mundësi të përballojnë udhëtimet me autobusë, furgona apo taksi.

Në fakt është hapur një tender për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë, me shpresën e rikthimit të shërbimit të transportit të pasagjerëve me tren për qytetarët e Vlorës, por edhe për përdoruesit e aeroportit që pritet të hapet këtë verë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos