Meta bëhet tropojan, vishet me kostum tradicional të zonës

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 12:12 | Aktualitet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon turin në veri të vendit, ku prej disa ditësh ndodhet në Tropojë. Në një postim të fundit në llogarinë e tij në Facebook, ish-presidenti pozon në mes të një livadhi me veshje tradicionale të Tropojës.

“Veshja tradicionale tropojane është pjesë e çmueshme e traditave shekullore, identitetit kombëtar dhe e kulturës shqiptare. Ruajtja e tyre është jetike për të gjithë kombin tonë”, shkruan Meta, raporton A2 CNN.

Më parë, Meta ka postuar foto dhe video nga pika të ndryshme të Tropojës, si Vrana e Madhe në Nikaj-Mërtur, Lugina e Valbonës dhe të tjera, ku është parë nën shoqërinë e aktorit dhe komedianit Bes Kallaku, teksa lahen në ujërat e Valbonës apo liqeneve të zonës, e kërcejnë valle popullore me vendasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos