“Rilindja” e industrisë ushtarake, 440 mln lekë për themelimin e “KAYO” dhe shlyerjen e detyrimeve

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 17:54 | Aktualitet

“Rilindja” e industrisë ushtarake, 440 mln lekë për

Shqipëria do të fokusohet në rijetësimin e industrisë ushtarake dhe për fazën e parë të projektit me një akt normativ, Këshilli i Ministrave ka injektuar 440 milionë lekë. Fondi në fjalë do të ndahet në disa prioritete.

Së pari 290 milionë lekë do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të uzinave të industrisë ushtarake ndaj punonjësve, ish-punonjësve, Bashkive dhe enteve të tjera.

Ndërkohë, 150 milionë lekë do të përdoren për themelimin e shoqërisë tregtare "KAYO Sh.a", e cila do të udhëheqë procesin e modernizimit të industrisë ushtarake dhe rijetësimin e kapaciteteve prodhuese të Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes rijetësimi i industrisë ushtarake është një mundësi e re për zhvillimin ekonomik dhe social të zonave të përfshira në këto projekte, por edhe shumë i rëndësishëm për integrimin e vendit në hallkat e prodhimit dhe logjistikës ndërkombëtare.

Projekti i qeverisë shqiptare për modernizimin e sektorit, kontribuon gjithashtu në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare në përputhje me objektivat e Aleancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos