Ministri Salla prezanton për herë të parë dronin bujqësor në Fushë-Krujë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 11:49 | Aktualitet

Ministri Salla prezanton për herë të parë dronin

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë teknologjinë më të re në shërbim të bujqësisë shqiptare, një dron bujqësor që vihet për herë të parë në përdorim në vendin tonë.

Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij investimi për modernizimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen konkrete për fermerët.

Ministri Salla prezanton për herë të parë dronin

“Kjo është teknologjia e re e fundit dhe më  vjen shumë mirë që është për herë të parë tek ne, pasi deri më sot nuk kemi pasur asnjë të tillë në Shqipëri. Ky dron do t’i vijë shumë në ndihmë Ministrisë së Bujqësisë dhe të gjitha produkteve që kërkojnë procese spërkatjeje dhe monitorimi,” u shpreh ministri.

Sipas tij, përdorimi i dronit do të mbulojë një sërë procesesh të rëndësishme në bujqësi, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot për fermerët.

Ministri Salla prezanton për herë të parë dronin

“Shpresoj që të avancojmë më tej dhe ta shtojmë flotën e dronëve, në mënyrë që kjo teknologji të shtrihet edhe më gjerë në shërbim të fermerëve,” shtoi Ministri Salla.

Sipas tij droni bujqësor do të shërbejë si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Ministri Salla prezanton për herë të parë dronin

Ky mjet do të vihet në dispozicion të QTTB Fushë-Krujë, QTTB Shkodër dhe fermerëve, si pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që përfshin edhe mekanikë bujqësore moderne, si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos