Ministri Vengu në fshatin Bashaj të Vlorës, i kërkon banorëve të mos rrezikojnë jetën për hapjen e rrugës

Nga A2 CNN
11 Janar 2026, 20:02 | Aktualitet

Ministri Vengu në fshatin Bashaj të Vlorës, i kërkon

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në fshatin Bashaj, ku ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve të kryera nga mjetet e ushtrisë.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Vengu është takuar edhe me banorët e zonës, të cilëve u ka kërkuar të mos rrezikojnë jetën duke hapur rrugë provizore me mjete rrethanore, duke theksuar se shumë shpejt do të ndërtohet një rrugë paralele.

Sipas tij, deri më tani punimet kanë arritur të hapin rreth gjysmën e rrugës ekzistuese, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, gjatë mesditës së sotme kanë mbërritur në zonë edhe mjetet e tjera të ushtrisë, për të vijuar ndërhyrjen në terren dhe përshpejtuar normalizimin e situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos