Mjaftojnë pak orë shi, përmbytet Durrësi

Nga Elitjona Doko
28 Shkurt 2025, 10:51 | Aktualitet

Mjaftojnë pak orë shi, përmbytet Durrësi

Kanë mjaftuar reshjet e këtij mëngjesi për të rikthyer përmbytjet në rrugët e brendshme të Durrësit.

Siç vihet re dhe nga pamjet e këtij mëngjesi, disa nga akset si ai që të çon drejt Stadiumit "Niko Dovana" , rrethrrotullimi i Shkozetit apo ai në hyrje të qytetit, janë nën pushtetin e ujit, i cili ka vërshuar deri në trotuar.

Kjo është pamja që të ofron qyteti bregdetar prej më shumë se dy dekadash, sa herë ka reshje shiu, pavarësisht stinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos