Fadil Likaj, ekspert i sigurisë rrugore, në një prononcim për “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, tregoi burimin kryesor të aksidenteve në vendin tonë.
“Aksidentet në Shqipëri vijnë nga mjetet luksoze dhe nga shpejtësitë e mëdha. Sa më e madhe shpejtësia, aq më e madhe forca e përplasjes. Rrjedhimisht, aq më të mëdha janë dëmet. Në eksperiencën time, aksidenti me shpejtësinë më të madhe ka qenë me 224 km/h”, tha Likaj.
“Ne nuk kemi rrugë për shpejtësi të tilla. Aksidentet nga shpejtësia ndodhin në të gjithë botën, ku janë aksidentuar edhe me 300 km/h. Por, në Shqipëri kemi mosrregullimin e shpejtësisë në kushtet e rrugës”, shtoi eksperti i sigurisë rrugore. (A2 Televizion)