Projekti TID në Durrës, banorët e zonës historike pasiguri për banesat

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
16 Shtator 2025, 16:10 | Aktualitet

Projekti i Transformimit të integruar të Durrësit duket se ka ngjallur reagimin e banorëve të zonës historike përreth Amfiteatrit. Ata shprehen se projekti është i paqartë dhe se vlerat e shpronësimit të banesave të tyre janë përllogaritur 2 deri 3 herë më ulët se sa vlera reale.

Banorët e qendrës historike të Durrësit, përreth amfiteatrit antik tashmë janë të pasigurt për banesat e tyre, që shprehen se i kanë të trashëguar nga të afërmit e tyre për shkak të një projekti që parashikon transformimin e zonës. Por ajo që i shqetëson më shumë është fakti që qeveria ka vendosur ti shpronësojë me një vlerë thuajse tre herë më të vogël sesa vlera e tregut. Të paqartë mbi projektin dhe çfarë parashikon ai dhe të frikësuar që me vlerën e shpronësimeve nuk mund të blejnë dot asnjë banesë tjetër, ata kanë dalë në protestë për të tërhequr vëmendjen e institucioneve.

Projekti TID Transformimi i Integruar i Durrësit, synon të ndryshojë qendrën historike të qytetit përmes krijimit të një parku arkeologjik, restaurimit të monumenteve dhe hapësirave publike, duke e kthyer zonën në një atraksion të ri turistik dhe kulturor. Por me sa duket do të hasë në kundërshtime të banorëve të zonës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos