Toksikologia Suela Xhufi, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, sugjeroi që nënat të mos përdorin mikrovalën për ushqimin e fëmijëve të tyre.
“Unë do të sugjeroja të paktën për nënat që të jenë të kujdesshme në radhë të parë të mos përdorin mikrovalën tek fëmijët. Të mundohen ta evitojnë sa më shumë përdorimin e plastikës, të përdorin më mirë silikonin sepse ka një efekt më pak negativ. Të mundohen ta ushqejnë me sa më shumë ushqime natyrale, të mos bëjnë shumë aditiv tek ushqimi, të mos i lënë fëmijët që të përdorin kremra të pastudiuar mirë ose shampo që kanë silikone. T'i marrin sa më biologjike gjërat”, tha Xhufi.
Toksikologia shtoi se edhe “make up”-in vajzat nuk duhet ta fillojnë që 10 vjeç.
“Do sugjeroja një detoks që unë e bëj shpesh. Të paktën një ditë në javë të bëjnë një ushqyerje më të pakët, duke konsumuar fruta dhe perime, që ta lënë pak edhe mëlçinë të bëjë punën e vet”, shtoi Xhufi.
(A2 Televizion)