Sa forca ushtarake do të dërgojë Shqipëria në "Bordin e Paqes"?, Vengu: Do të jemi nën ombrellën e një vendi aleat

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 11:27 | Aktualitet

Sa forca ushtarake do të dërgojë Shqipëria në

Ende nuk është përcaktuar numri i forcave shqiptare që do të marrin pjesë forcën ndërkombëtare të stabilitetit të Bordit të Paqes në Gaza. Lajmin e dha gjatë një konference për mediat shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji në krah të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.

“Shqipëria ka shprehur dakordësinë në forcën ndërkombëtare të stabilitetit. Kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin që do krijohet për këtë qëllim po punojmë me aleatët për detajet e tjera. Nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve, nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë, por kemi shprehur dakordësinë. Jemi në diskutim me aleatët”, deklaroi ai.

Nga ana e tij ministri i mbrojtjes theksoi se “kanë qarkulluar shumë harta në media, por nuk përbëjnë dokument zyrtar, por ne po presim përcaktimin e vendeve aleate që do kenë rol ombrellë në mënyrë që të përfshihemi në operacion”, u përgjigj ai për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi.

Në lidhje me shtimin e forcave ne KFOR, Kingji tha se “kemi marrë miratimin e ministrit të Mbrojtjes për shtimin e komponentit ajror në misionin KFOR do të përfaqësohemi me helikopter Cugar”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos