“Mos përdorni ozempik kur vuani nga osteoporoza”, debat mes të ftuarve në studio

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 09:00 | Aktualitet

Një diskutim, ku s’ka munguar edhe debati, është zhvilluar në studion e emisionit “Dita Jonë” në A2CNN, ku mjeku Gerald Kola dhe mjekja Adelajda Gjonaj ndanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e medikamentit ozempik te pacientët që vuajnë nga osteoporoza.

Diskutimi nisi me pyetjen e mjekut Gerald Kola, i cili vuri në pikëpyetje lidhjen mes sëmundjes dhe përdorimit të këtij medikamenti: “Çfarë mekanizmi ka që e pengon këtë personin që të përdorë ozempikun kur vuan nga osteoporoza?

Nga ana e saj, mjekja Adelajda Gjonaj theksoi se ndikimi mund të jetë indirekt dhe i dëmshëm për organizmin: “Indirekt do e dëmtojë, në kockë, në përthithjen e vitaminave.”

Por Kola kundërshtoi këtë argument, duke e konsideruar të pabazuar shkencërisht: “Osteoporoza dhe vitaminën D nuk kanë pothuajse lidhje fare. Nuk na pengon marrja e ozempikut. Nëse duam të themi këshilla, hajde të themi sa të duam, por nëse do flasim në baza shkencore… s’ka lidhje që kush përdor ozempik dhe do t’i shfaqet kanceri. Këto janë probabilitete.”

Debati vijoi me theksin tek mënyra e përdorimit të medikamentit. Gjonaj kujtoi se Ozempik nuk duhet të merret pa kontroll mjekësor: “E para, ozempiku s’mund të merret pa recetë.”

Ndërkohë, Kola sqaroi se qëndrimi i koleges së tij nuk ishte kundër përdorimit në vetvete: “Adelajda nuk thotë mos e përdorni, thotë aty ku duhet, duhet përdorur.

Gjonaj e thelloi më tej argumentin e saj, duke insistuar tek nevoja për analiza dhe vlerësim individual: “Them, me analiza. Një vajzë 30-vjeçare… s’mund të përdoret. Që të marrim një medikament, së pari duhet të prezantohemi te mjeku, të bëjmë të gjitha analizat, të skanojmë trupin tonë.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për efektet anësore dhe rreziqet nga kombinimi me barna të tjera: “Nëse mjekohemi me medikamente të tjera, patjetër kemi efekte anësore, përplasje medikamentesh.”

Në fund, mjekja theksoi se përdorimi i pakontrolluar për qëllime estetike mund të ketë pasoja afatgjata: “Për të humbur deri 10 kile ne dëmtojmë të ardhmen tonë, që nga riprodhimi. Pengon si në femra dhe meshkuj. Njeriu është individual, sëmundja është individuale.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos