Prokuroria u sekuestron dhe bllokon 73 milionë lekë 6 shoqërive, dyshime për skema mashtruese në lidhje me TVSH

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 10:45 | Kronikë

Prokuroria u sekuestron dhe bllokon 73 milionë lekë 6 shoqërive,

Prokuroria Tiranë ka sekuestruar dhe ka bllokuar 73 milionë lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore.

Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.

Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos