Nga 2016-a e deri më sot janë zhvilluar 4 samite me diasporën, përkundër 8 samiteve të Open Balkan në 3 vite me Aleksandër Vuçiçin. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Elkier Bushkolaj, sipas të cilit kjo tregon një disproporcion të qartë në prioritetet e politikës së Tiranës.
“Nëse kthehemi nga 2016 dhe deri tani ne kemi katër samite diaspore. Një është i 2016-s mos gaboj 2019-s 2023-it. A e kemi pyetur veten se sa samite kemi pasur për Open në Ballkan në vetëm tre vite? Kemi pasur tetë samite. Pra tetë samite me Aleksandër Vuçiçin edhe vetëm katër samite me shqiptarë që mbi të gjitha janë samite jo përfaqësuese”, tha gazetari në A2 CNN.
Ai ngriti shqetësimin se diaspora shqiptare vazhdon të shihet më shumë si burim remitancash sesa si një aset strategjik për zhvillimin e vendit.
“Këtu në Shqipëri ne kemi një tjetër raport me diasporën. Këtu në Shqipëri është raporti ekonomik dhe përgjatë viteve nga ‘90 dhe deri tani ka qenë një kontribut i qenësishëm ekonomik dhe kjo ishte arsyeja dhe është e turpshme që i vetmi halli i kryeministrit të vendit lidhej me çështje ekonomike. Pra nuk na intereson nëse nuk vini këtu, po sillni lekët tuaja këtu. Nëse u kujtohet, kemi pasur një thirrje për amnistinë në 2019n që e bëri me shqiptarët e Londrës dhe çfarë ndodhi nga ajo thirrje për amnisti? Këtu janë hap portat për hyrjen e parave të pista që ka rrënuar ekonominë”, u shpreh ai.
Duke e krahasuar me rajonin, gazetari kritikoi gjithashtu mungesën e politikave konkrete për tërheqjen e investitorëve nga diaspora dhe përfshirjen e figurave të suksesshme shqiptare në strukturat shtetërore.
“Problemi është hajde ta bëjmë diasporën pjesë aktive, të kemi ministër nga diaspora. Si mund t'i themi ne një sipërmarrësi nga diaspora që të vijë në Shqipëri dhe të bëhet investitor strategjik? Se në vend të Alabarit mund të kishim pasur një sipërmarrës nga diaspora. Tetova. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë një nga njerëzit më të pasur në trojet shqiptare. Po themi familja Destani që ka biznese në 27 shtete të botës. Si ka mundësi nuk është investitor strategjik ky zotëria apo ai Bexhet Pacolli që erdhën dhe e pamë se si u katandis historia e Aeroportit të Vlorës. Shkurt nuk ka pasur një qasje kombëtare në raport me shqiptarët. Pra është ky afrimitet, është ky dualitet i Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç që na solli atë masakrën e Banjskës”. (A2 Televizion)