Kanë mjaftuar më pak se 15 minuta breshëri që mundi, sakrifica dhe njëkohësisht shpresa e fermerëve që kultivojnë drufrutorë për të marrë të rikuperuar shpenzimet dhe pse jo të fitonin diçka, u zerua.
Breshëri që ra i fortë brenda një kohe të shkurtër kanë shkatërruar thuajse të gjithë prodhimin e pjeshkave dhe kajsive në Babullinjë të Lushnjes.
Çdo vit e më shumë fermerët edhe në zonën e Myzeqesë po përballen me fenomene ekstreme të motit që po shkatërrojnë prodhimet e tyre bujqësore, ndërsa ndihma dhe orientimi nga strukturat e shtetit ende nuk po duket. (A2 Televizion)