Nesër Fitër Bajrami, Kreu i Komunitetit Mysliman uron besimtarët

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 16:48 | Aktualitet

Nesër Fitër Bajrami, Kreu i Komunitetit Mysliman uron besimtarët

Ditën e nesërme të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam që përmbyll muajin e agjërimit dhe të sakrificave.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Me rastin e kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ftoi besimtarët që ditën e nesërme të mos harrojnë të varfrit dhe pamundurit.

 “Nesër është festë, hani e pini të gëzuar nga se këtë e keni Fitër në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. Ne sot i lutemi Zotit të madhëruar, mishëruesit, bamirësit që Ramazani i nderur i cili është fund e krye një mundësi e madhe për ne, në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë tek zoti për ne. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia është virtyt e falja më me vlerë se hakmarrja. Festojmë me familjen, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të festës, të moshuarit të varfrit”, u shpreh Bujar Spahiu.

Edhe këtë vit, Fitër Bajrami do të falet në Sheshin Skënderbej dhe ceremonia do të nisë në orën 06:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos