Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 10:13 | Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Si pasojë e motit të keq, Porti i Vlorës bën me dije se duke nisur nga kjo e premte do të pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe i mjeteve të tjera të vogla të lundrimit. Ndërkohë, do të vijojë normalisht lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar.

“Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 20-22.12.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-22.12.2024 duke filluar nga ora 08:00 datë 20.12.2024 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE dhe VERI-VERI-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE - NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DHE BRENDA GJIRIT TË VLORËS, DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATË 20.12.2024.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.12.2024”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos