
Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë që kapiteneria e portit detar të Vlorës të pezullojë lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit duke nisur nga kjo e martë dhe përgjatë të mërkurës dhe të enjtes. raporton A2CNN.
Shkak është bërë era e fortë që shkakton dallgë të mëdha duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve. Ndërkohë tragetet e linjës vijojnë punën në normalitet të plotë.
Në njoftimin e Kapitenerisë së Portit të Vlorës thuhet se: "Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 14:00 datë 03.02.2026 deri në datë 05.02.2026 në orën 06:00".
Ndërkohë bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
“Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshikimit, do të jetë mbas orës 06:00 të datës 05.02.2026”, vijon njoftimi. (A2 Televizion)