Moti i keq "pushton" vendin, reshje të dendura shiu dhe dëbore në zonat malore, si paraqitet gjendja e akseve rrugore

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 08:52 | Aktualitet
 

Moti i keq "pushton" vendin, reshje të dendura shiu dhe

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës. Temperaturat kanë qenë të ulëta.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos