Reshjet e dëborës “pushtojnë” juglindjen, paralajmërimi për drejtuesit e mjeteve

Nga A2 CNN
7 Janar 2024, 15:26 | Aktualitet

Reshjet e dëborës “pushtojnë” juglindjen,

Në juglindje të vendit vijojnë reshjet me intensitet mesatar, kryesisht në qarkun e Korçës, në akset rrugore Korçë – Voskopojë dhe Zëmblak – Doganë – Goricë.

Momentalisht nuk evidentohen bllokime, por rekomandohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e automjeteve dhe përdorimi i gomave dimërore dhe në segmente të ndryshme, përdorimi i zinxhirëve të borës.

Kontraktorët ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur kriposjen e rrugëve dhe hapjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos