Mungojnë koshat, përrenjtë në Lunxhëri janë kthyer në vend mbeturinash

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
23 Tetor 2024, 14:19 | Aktualitet

Krahina e Lunxhërisë është një nga zonat rurale më të frekuentuara në Gjirokastër nga turistët e huaj. Por edhe pse është e tillë vëmendja e strukturave lokale, nuk i përgjigjet aspak frekuentimit të kësaj zone, raporton A2 CNN.

Këto vend grumbullimi të mbeturinave në Lunxhëri, në fakt janë përrenj, të cilët i kupton që anë të tillë vetëm nga gurgullimi i ujit poshtë mbetjeve që i kanë mbuluar. Vetë banorët, shumica e të cilëve të moshuar tregojnë se janë të detyruar të hedhin mbeturinat në përrua, në mungesë të koshave dhe në përpjekje për të mbajtur të pastër rrugët e fshatit.

Të pyetur nga A2 CNN, përfaqësuesit e ndërmarrjes komunale thonë se e kanë shumë të vështirë me mjetet që disponojnë që të menaxhojnë të gjithë sipërfaqen e bashkisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos