Proda takon shefin e sigurisë rajonale në ambasadën amerikane: Bashkëpunim në luftën ndaj krimit dhe terrorizmit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 11:40 | Aktualitet

Proda takon shefin e sigurisë rajonale në ambasadën amerikane:

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, ishin në fokus të bisedës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda me shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në ambasadën amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis.

“Proda dhe Ellis vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim. Ellis uroi Drejtor Prodën për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit me Zyrën e Sigurimit Rajonal do të thellohet akoma më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Proda takon shefin e sigurisë rajonale në ambasadën amerikane:

Sic bjofton zyra e shtypit e drejtorit të Policisë, Proda e siguroi Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane se është i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos