Pas konfirmimit të rastit të parë të murtajës së bagëtive të imta në një fermë të mbarështimit të dhive në Postribë të Shkodrës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Veternier, Sulejman Kullolli ka bërë me dije për mediat se ferma se do të kryhet eliminimi i krerëve të infektuara.
"Siç jeni në dijeni, për herë të parë në Shqipëri u shfaq murtaja në një fshat në Postribë. Kjo sëmundje u njoftua nga fermeri më datën 3 qershor. Ferma është vënë në karantinë. Sot bëhet eliminimi i krerëve dhe do izolohet zona në 3 dhe 10 km”, tha Kullolli.
Ai po ashtu sqaroi se është ndaluar lëvizja e kafshëve brenda territorit, të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Kullolli po ashtu thekson se mishi dhe qumështi nga ferma ku u konstatuan bagëtitë e infektuara nuk ka dalë në treg, ndërsa është ushtruar kontroll edhe në një tjetër fermë por alarmi ka rezultuar fals.
“Kjo sëmundje prek të imtat por nuk kërcënon shëndetin e njerëzve. Nga monitorimi kishim një indicie dje në një tjetër zonë. Ne u paraqitem në fermë, por nuk u konstatuan shenja të kësaj sëmundje. Me masat kufizuese, kanë dalë masat përkatëse dhe me institucione dhe po ndalojmë lëvizjen e kafshëve. Kemi të bëjmë me një ferme të vogël dhe nuk ka dalë as mishi e as qumështi i saj në treg. Nuk është sëmundje që transmetohet nga nënproduktet nëse zihet. Shërbimi veterinar ushtron kontrolle dhe nuk kemi konstatime për ferma të tjera. I bëj thirrje çdo fermeri që kur ka dyshime, menjëherë te lajmërojë shërbimin veteriner më të afërt”, deklaroi ai. (A2 Televizion)