Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, KMSH publikon agjendën

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 13:48 | Aktualitet
Falja e Kurban Bajramit jo në Sheshin “Skënderbej”, por

 

Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk do të bëhet në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan A2 CNN. Vendi u bë publik nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që gjithashtu publikoi agjendën e ditës së premte. Edhe herë të tjera, Bajramet janë falur në bulevard, në rastet kur ka qenë e pamundur organizimi në Sheshin “Skënderbej”.

Programi i plotë i faljes së Kurban Bajramit:

05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila

05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka

05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:15 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

Festa e Kurban Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për myslimanët. Ajo simbolizon sakrificën dhe bindjen ndaj Zotit, duke u bazuar në historinë e profetit Ibrahim i cili ishte gati tw flijonte djalin e tij për hir të zotit. Gjatë kësaj dite besimtarët falin namazin e Bajramit në mëngjes dhe bëjnë kurban, zakonisht një dele, lopë apo dash. Mishi i kurbanit shpërndahet një pjesë për familjen, një për të afërmit dhe një për të varfrit. Festa është gjithashtu kohë për falje, vizita familjare dhe ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos