"Defender 25" vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 10:28 | Aktualitet

"Defender 25" vijon stërvitjen në zonën e Bizës,

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25" në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë në rrjetet sociale foto nga stërvitja duke theksuar konsolidimin me aleatët dhe rritjen e gatishmërisë operacionale të trupave.

“Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave”.

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25” nisi më 27 maj zyrtarisht në Shqipëri, pas Kosovës.

"Defender 25" vijon stërvitjen në zonën e Bizës,

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

"Defender 25" vijon stërvitjen në zonën e Bizës,

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos