Deri në 3 mijë vizitorë në ditë vijnë në pikun e sezonit në Theth, një tjetër atraksion turistik malor i vendit tonë, raporton A2 CNN. Por ndërsa bukuritë e natyrës dhe mikpritja zbusin mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe jo vetëm, kjo nuk do të thotë që këto problematika duhet të anashkalohen.
Për administratorët e subjekteve të shërbimit, potenciali që ka Thethi nuk e meriton të ketë mungesa të tilla në investime.
Transmetimi i dobët i energjisë elektrike është një tjetër problematikë që jo vetëm cenon cilësinë e shërbimit ndaj vizitorëve, por dëmton edhe subjektet në investimet e tyre.
Atë që të fal natyra, nëse e mirëmban dhe krijon kushtet bazë për ata që duan ta shijojnë, garanton një turizëm më të qëndrueshëm dhe natyrisht më të gjatë, jo vetëm në sezonin veror. (A2 Televizion)