Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 17:55 | Aktualitet

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit,

Ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit do të marrin pagesat e prapambetura.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku thuhet se shlyerja e detyrimeve të prapambetura, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se shlyerja e këtyre detyrimeve kap shifrat e rreth 250 milionë lekëve, shkruan A2 CNN.

Vendimi i Qeverisë:

SHLYERJEN E DETYRIMEVE FINANCIARE NDAJ TË TRETËVE    TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE USHTARAKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 25, të  ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve, në masën 244 541 460 (dyqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan, nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, detajuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Efektet financiare, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos