Konfliktet ushtarake, izraelitët anulojnë kontratat turistike në Shqipëri

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
19 Qershor 2025, 15:10 | Aktualitet

Tentativa e resorteve pranë bregdetit shqiptar për të tërhequr turistë me potencial të lartë ekonomik duket se këtë sezon nuk funksionoi siç pritej. Kontratat me agjencitë angleze dhe ato izraelite turistike shiheshin si një mundësi për të thithur turistë cilësorë, siç i quajnë.

Por zhvillimet dhe konfliktet e armatosura mes Izraelit dhe Hamasit, dhe së fundmi me Iranin, kanë bërë që kontratat me agjencitë izraelite të anulohen, duke lënë një boshllëk tek resortet shqiptare, kryesisht përgjatë bregdetit të Durrësit, shkruan A2 CNN.

Turizmi mbetet një ndër sektorët më të ndjeshëm ndaj krizave globale, dhe ndikimi i tyre reflektohet drejtpërdrejt në ekonominë vendore, veçanërisht në qytete si Durrësi, ku ky sektor është një ndër burimet kryesore të të ardhurave sezonale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos