Lëvizja e personave me aftësi të kufizuara në qytetin e Gjirokastrës është një sfidë më vete. Jo vetëm për faktin që jo të gjitha rrugët dhe institucionet kanë lehtësirat e parashikuara në ligj për këtë kategori njerëzish, por edhe aty ku janë ndërtuar rampat, ato janë të paaksesueshme për shkak të parkimit të mjeteve.
Këtë problematikë e konfirmon edhe një nga personat që e ndesh çdo ditë vështirësinë e lëvizjes në qytet.
Ndonëse problematika është prezente çdo ditë, policia duket se tanimë ka në fokus të punës së saj të tjera problematika, shkruan A2 CNN.
Zbatimi i legjislacionit të miratuar për personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë është një handicap që e kanë thuajse të gjitha qytetet e vendit. (A2 Televizion)