Mbrëmja e fundit e muajit shkurt, ndez në Korçë zjarret e përzënies së dimrit dhe shpresën e trokitjes së verës.
Një traditë pagane që kremtohet prej vitesh në qytetin jug-lindor, e ngjashme edhe me traditën e besimtarëve ortodoksë.
Natyrisht që më të lumturit e kësaj tardite janë fëmijët që mblidhen rreth zjarrit. Festa tanimë është një iniciativë e vetë qytetarëve, të cilët shpresojnë që ta çojnë më tej siç e kanë trashëguar deri më tani.
Amvisat që ekremtojnë këtë traditë nuk harrojnë as gatimin simbolik. Në mënyrë spontane ardhja simbolike e verës është festuar edhe në fshatra të juglindjes. (A2 Televizion)