Për shkak të motit të përkeqësuar në qytet dhe erës së fortë, përgjatë orëve të para të mëngjesit një prej pemëve të llojit pishë në zonën e pyllit të sodës është rrëzuar përtokë, shkruan A2 CNN. Pisha ka përfunduar në aksin nacional që lidh Vlorën me Nartën dhe Zvërnecit.
Pema e llojit pishë ka rënë fillimisht mbi një tjetër pemë, dhe më pas kanë dëmtuar një shtyllë ndriçuese si dhe një stol i cili ka qenë pranë tyre. Për shkak të gjatësisë së pemës të konsiderueshme, ajo ka përfunduar deri në trotuarin tjetër të segmentin rrugor, duke e bllokuar për disa orë qarkullimin e automjeteve.
Ka qenë një prej drejtuesve të automjeteve, që ka lajmëruar shërbimin zjarrfikës dhe pas mbërritjes së tyre, është bërë e mundur prerja e trungut të pemës dhe më pas lirimi i qarkullimit rrugor.
Fatmirësisht përgjatë kohës kur pemët e llojit pishë janë rrëzuar, në këtë segment për shkak të orarit nuk ka pasur qarkullim të automjeteve ku deri më tani nuk raportohen persona të lënduar. Por nëse do të ndodhte në një orar të ditës, të rrezikuar do të ishin edhe drejtuesit e automjeteve si dhe kalimtarët.
Nuk është rasti i parë që në pyllin e sodës rrëzohen pemë, madje rastet përsëriten sa herë ka erë të fortë dhe mot të keq në qytet. (A2 Televizion)