Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen e vendit, Policia apel shoferëve për kujdes të shtuar

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 09:42 | Aktualitet

Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen e vendit, Policia apel shoferëve

Mjegulla ka mbuluar aksin nacional në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Policia ndërkohë ka bërë apel për kujdes në rrugë nga drejtuesit e mjeteve, për shkak të mungesës së fushëpamjes së nevojshme, shkruan A2 CNN.

Mjegulla e dendur ka shkaktuar probleme në një pjesë të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Zona më e prekur ka qenë aksi Libonik-Petrushë, ku dukshmëria e kufizuar ka ndikuar në lëvizjen e mjeteve.

Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto kushte atmosferike për të shmangur aksidentet dhe lëndimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos