Ndryshime te "Rrugorja" e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 16:58 | Aktualitet

Ndryshime te "Rrugorja" e Tiranës, Neritan Buzi emërohet

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit.

“Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK.

Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos