Përfundon loti i parë, rruga e lashtë Egnatia rimerr jetë nga Klaudiana

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
1 Shtator 2025, 12:34 | Aktualitet

Përfundon loti i parë, rruga e lashtë Egnatia rimerr jetë

Via Egnatia në Peqin ka përfunduar fazën e parë të restaurimit, duke ruajtur strukturën origjinale të rrugës antike. Projekti po sjell turistë dhe synon ta kthejë qytetin në një destinacion të rëndësishëm kulturor e turistik.

Në Peqin, aty ku gurët e lashtë ruajnë kujtime të më shumë se dy mijë viteve histori, por rimerr jetë një nga rrugët më të famshme të botës antike Via Egnatia. Kjo rrugë, një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike e historike jo vetëm të Shqipërise por edhe të rajonit, dikur ishte ura lidhëse e Durrësit me Selanikun dhe më tej me Bizantin.

Loti i parë i punimeve restauruese, ka mbajtur gjallë strukturën origjinale, duke ruajtur autenticitetin e gurëve e duke i dhënë trashëgimisë tonë kulturore një pasuri të rrallë.

Turistët kanë filluar të ndihen të tërhequr nga kjo udhë e lashtësisë, e cila i bën të ecin mbi gjurmët e qytetërimeve

Projekti pritet t’i japë Peqinit një rol të ri në hartën turistike me më shumë gjallëri kulturore dhe ekonomike, ndërsa punimet do të vijojnë edhe në fazat e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos