Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe intelektualin e kombit

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 11:53 | Aktualitet

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi

Edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti. Në një postim homazh në rrjetet sociale, kreu i selisë blu vlerëson Anagnostin dhe shprehet se dielli perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe filmit dhe intelektualin e kombit. Por Berisha thekson se ai do të jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.

“Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN

Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje.

Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë.

Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.

Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijëve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar”, shkruan Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos