Prodhimi kalbet në ara, çmimi i shalqirit nuk justifikon as shpenzimet

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
1 Shtator 2025, 11:30 | Aktualitet

Tregu, çmimi dhe mungesa e orientimit të fermerëve çdo vit po shkakton humbje dhe rrezik falimenti për dhjetëra kultivues të kulturave bujqësore në zonën e Roskovecit. Këtë fund verë kultivuesit e shalqirit e kanë të gjithë prodhimin ne ara pasi çmimi prej 4-5 lekësh për kilogram nuk justifikon as shpenzimet e tyre.

Miliona lekë dëm, demoralizimi dhe asnjë shpresë për të ardhmen. Kjo është gjendja e fermerëve që kultivuan shalqirin në zonën e Roskovecit, një nga zonat më të njohura në mbjelljen dhe cilësinë e kësaj kulture bujqësore.

Dhe kjo situatë nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore apo farës së keqe, por sipas vetë fermerëve si pasojë e mungesës së tregut dhe çmimit që nuk justifikon as një përqindje të vogël të shpenzimeve.

Të përballur edhe herë të tjera me situata të ngjashme, fermerët ndodhen të pambrojtur dhe shohin si rrugë të vetme riemigrimin jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos