Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 55-vjeçari në Krujë

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 13:50 | Aktualitet

Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale është arrestuar në Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale I. K., banues në Krujë, u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 55-vjeçari ka ndodhur në janar të vitit 2024, në fshatin Bruzë-Zall, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. A.

Po ashtu, ndaj tij është caktuar masë sigurie “arrest në burg” edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos